THE CAMBRIDGE SCHOOL

SHKOLLA E GJUHËVE TË HUAJA

Publikimet

Kartela Cambridge, 50% ZBRITJE në mbi 60 kompani në tërë Kosovën.

1

Jo vetëm që janë lider në tregun tonë por The Cambridge School vazhdon të dëshmoj që vërtet është institucion për tu admiruar. Përveç përkujdesjes maksimale që jep për studentët e vetë në sferën e edukimit, në të cilën janë dëshmuar që janë të parët, kjo shkollë përkujdeset edhe për familjet e studentëve të vetë, duke sjellë risi dhe ofertat më të mira në tregun tonë dhe përveç kësaj ata vazhdojnë vërtetë i trajtojnë klientët e tyre si mbretër.

Këtë e kanë dëshmuar edhe me projektin e tyre më të ri i cili është lansuar tani.

Për nderë të fillimit të ri shkollor dhe akademik, duke filluar nga 1 shtator 2016 të gjithë nxënësit dhe studentët/kursistën e kësaj shkolle do të pajisen me një kartel ‘The Cambridge School Benefit Card”, me të cilën do të përfitojnë deri në 50% ZBRITJE në mbi 60 kompani të ndryshme në tërë Kosovën.

Disa nga kompanitë ku studentët e “The Cambridge School” mund të përfitojnë deri ne 50% ZBRITJE janë: AAB University, British School of Kosova, Autoshkolla “Linda”, Meridian Express, Spitali Amerikan, Turkish Airlines, Five Star Fitness, Arbenita Shala – Interior Designer, EBC Cosmetics, Minimax Shopping Center, Air Marigona, Mobileri “Binni”, London Taxi, Mobi Shop “Mani”, Ervi Sport, Besa Security, Eurometal, Foto Gagi, Qendra e bukurise “Esthetica”, Ma Belle, Event Planner “Finese”, Allure, Butiku “Fortesa”, Arta Nails, Studio Zaci, e shume kompani tjera te cilat mund te gjinden nëFacebook ose ne web te shkollws www.cambridge-ks.com.

Ndërkaq për të gjithë ata që regjistrohen në The Cambridge School gjatë muajit Shtator 2016 do të përfitojnë Gratis këtë kartelë.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtoresha e “The Cambridge School”, Gjyljeta Shala u shpreh se “Me këtë kartelë të gjithë studentët/kursistët e shkollës sonë do të përfitojnë deri në 50% zbritje tek partnerët tanë anë e mbanë Kosovës. Me këtë projekt jemi munduar që të ofrojmë më shumë se edukim. Dhe te përkujdesemi që secili student i yni të jetë i dalluar çdo herë dhe në çdo vend. Studentët tanë meritojnë një respekt dhe përkujdesje të veçantë. Dhe ky është vetëm fillimi. Na qoftë një vit i mbarë!”, është shprehur Shala për Telegraf. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/studentet-e-cambridge-school-te-dalluar-cdo-dhe-ne-cdo-vend/