THE CAMBRIDGE SCHOOL

FOREIGN LANGUAGE SCHOOL

About us

The Cambridge School është institucioni më i dalluar i ofrimit të kurseve të gjuhëve të huaja në tërë Kosovën i cili filloi së vepruari qysh në vitet e 90’ta. I udhëhequr nga një staf akademik dhe profesional, The Cambridge School ka thyer të gjitha barrierat dhe është bërë institucion lider sa i përket kurseve të cilat ofron, të akredituara dhe çertifikim të njohur ndërkombëtarisht.

Ideja për t’u mundësuar të rinjëve por edhe gjeneratave të tjera për të mësuar gjuhët e huaja erdhi qysh në Dhjetor të vitit 1995 dhe menjëherë me të filluar Janari i 1996-ës, kjo ide u bë realitet, rrugë kjo të cilën deri më sot e ndoqën mbi 40 mijë student, të cilët arritën me sukses të çertifikohen nga kurset të cilat ne i ofrojmë. Përgjatë rrugëtimit tonë, pjesë e familjes së madhe së The Cambridge School ishin dhe vazhdojn të jenë fytyra të njohura publike dhe personalitete të cilat patën dhe vazhdojnë të kenë ndikim në shoqërinë tonë.

Me mbi 21 vite përvojë në ofrim të kurseve të gjuhëve të huaja, tashmë The Cambridge School lirshëm mund të konsiderohet si vendi ku buron dija, vend ky që vazhdon t’u ofrojë vazhdimisht risi të rinjëve dhe të rejave të të gjitha qyteteve të Kosovës. Me 9 degë të shpërndara në tërë Kosovën dhe dy qendra partnere, The Cambridge School vazhdimisht përpiqet që të gjindet sa më afër Jush, në mënyrë që kudo që të ndodheni, të ndiheni si një shtëpinë Tuaj. Synimi dhe qëllimi i shkollës sonë ka qenë dhe vazhdon të jetë investimi për zhvillimin e programeve të reja shkollore, përmes së cilave synojmë t’a lehtësojmë procesin e mësim-dhënies dhe mësim-nxënjes për nxënësit tanë.

Misioni

Të sigurojmë mësim cilësor të gjuhëve të huaja për të gjithë individët që kanë zgjedhur të mësojnë gjuhë të huaja për arsyje akademike ose profesionale dhe për të nxitur mirëkuptimin ndërkombëtar dhe ndërkulturor.

Vizioni

Të jemi shkollë lidere në rajon dhe më gjerë, duke vendosur standarde të përsosmërisë në dizajn inovativ të kurrikulës, mësimdhënies, zhvillimin profesional, dhe të kuptuarit ndër-kulturor.