Programet e Cambridge School
Beginner fillestar. Në këtë nivel gjuha mësohet që
nga fillimi duke përfshirë në detaje elementet fillestare të
përditshmërisë dhe arrihet një nivel i kuptimit dhe përdorimit të
pranueshëm për këtë nivel.
Kohëzgjatja - 96 orë.
Elementary- niveli i dytë. Ky nivel është vazhdimësi e
nivelit paraprak dhe fondi mësimor është më i gjerë duke përforcuar ato
që janë mësuar më parë në kombinim me njohuri të reja. Studenti që mund
të ketë disa njohuri bazike paraprake, mund të fillojë mësimin e
anglishtes nga ky nivel duke rrumbullakuar nivelin me gjërat elementare
dhe duke siguruar kuptueshmëri më të lartë dhe përdorim të gjuhës.
Kohëzgjatja - 120 orë
Pre intermediate niveli i tretë. Gjuha mësohet duke
u zgjeruar gjithnjë e më shumë në aspektet e gramatikës, fjalëve,
shkrimit dhe komunikimit ashtu që të arrihet një rrjedhshmëri më e
lartë dhe më e pavarur në kuptimin dhe përdorimin e gjuhës.
Kohëzgjatja - 120 orë
Intermediate niveli i katërt. Në këtë nivel gjuha
mësohet duke u zgjeruar më shumë në arritjet gramatikore duke
përmbledhur gati të gjitha aspektet gjuhësore por më theks të shtuar në
zhvillimin sa më të madh të fondit të fjalëve dhe përdorimit aktiv të
gjuhës.
Kohëzgjatja - 120 orë
Upper intermediate- niveli i pestë. Gjatë përvetësimit
të gjuhës si një proces i vazhdueshëm, ky nivel rrumbullakon spektrin
gramatikor me detaje të shumta por duke vazhduar të rritet përdorimi i
gjuhës me shkrim apo me gojë dhe duke aktivizuar të gjitha aspektet në
nivelin më të lartë të përdorimit të gjuhës.
Kohëzgjatja - 130 orë
Advanced- niveli i gjashtë. Si një nivel i avancuar,
duke pasur parasysh njohuritë e larta gramatikore që ka studenti, futen
në përdorim të gjitha arritjet e mëparshme me një zhvillim të përparuar
në të gjitha aspektet gjuhësore duke filluar nga debatet, diskutimet,
shkrimi i eseve dhe pavarësimi në lexim të veprave letrare apo punës
akademike ose shkencore në gjuhën angleze.
Kohëzgjatja - 140 orë
- Super Me 1-Familjen, përshëndetjet, njohjet me njerëz, vitet, ngjyrat, numërimin, kafshët.
- You and Me 1-Alfabeti,numrat, ngjyrat, veshjet, ora, emra të ushqimeve, shtazëve, profesioneve, pjesët e trupit, etj.
- You and Me 2Ditët e javës,muajt e vitit, mbiemrat, shqiptimi i shkronjave, moti, shenjat në rrugë, etj.
- Open doors 1-Lëndët mësimore, anëtarët e familjes, përemrat pronorë dëftorë, shumësi i emrave, veshjet, ngjyrat, stinët, koha e ardhme, sportet, shenjat matematikore, objektet dhe materia e tyre, projekte (shkolla, ambienti, histori etj)
- Open doors 2-Foljet e rregullta dhe të parregullta, transporti, hobitë, drejtimet në rrugë, E ardhmja, lëndimet dhe sëmundjet e trupit, tregime, pyetje, diateza pësore, përemrat pronorë, këshilla, projekte të ndryshme.
- Open doors 3-Përemrat lidhorë, përshkrimi i njerëzve, foljet modale, parashtesat dhe prapashtesat, pjesët e ligjëratës, shkrimi i letrave formale dhe jo formale, si të shprehim mendim në fjalë, tregime, projekte të ndryshme.
