Rregullat Shtepiake
- Studenti mund të hyjë në testin e diplomës vetëm pasi të ketë përfunduar nivelin e të ketë vijuar të paktën 80% të orëve mësimore.
- Testimi mbahet jo më vonë se katër ditë pas përfundimit të nivelit.
- Shkolla preferon që i gjithë grupi të hyjë në test në të njëjtën ditë. Por nëse ndonjëri prej studentëve për arsye të personale nuk mund të hyjë në test bashkë me grupin, ai mund të zgjedhë një ditë tjetër.
- Rezultatet e testit jepen jo më vonë se katër ditë pas ditës së testimit.
- Përveç testit me shkrim, studenti i nënshtrohet dhe testit me gojë në po të njëjtën ditë.
Për studentët:
- Studenti duhet të paraqitet me kohë në mësim.
- Për çfardo problemi, studenti duhet ti lajmërohet arsimtarit dhe stafit administrativ të shkollës.
- Studenti nuk duhet të konsumoj ushqim gjatë orës së mësimit.
- Ndalohet rreptësisht armëmbajtja pa leje e studentit brenda mjediseve të shkollës
- Gjatë orës së mësimit studenti duhet ta shkyq celularin.
Pranimi i studentit dhe detyrimet e tij financiare
- The Cambridge School në pranimin e studentëve nuk bën asnjë dallim në baza gjinore, racore,feje,etnie etj.
- Studenti që regjistrohet për herë të parë në shkollën tonë duhet ti nënshtrohet testimit për përcaktim të nivelit.
- Nëse studenti ka vijuar mësimet edhe më parë në këtë shkollë dhe dëshiron të regjisttrohet sërish, atëherë duhet të paraqitet me diplomën e nivelit të përfunduar.
- Studenti ka të drejtë të zgjedhë orarin më të përshtatshëm për të apo të propozojë kohën kur dëshiron të mbaj mësim.
- Studenti duhet të paguaj mësimin paraprakisht. Ai mund të zgjedhë të bëjë pagesë të përmuajshme ose pagesë totale të kursit.
- Studentit i lejohet të vijoj vetëm dy orët e para pa pagesë.
- Pagesa e kursit nuk varet nga vijueshmëria e studentit. Ai duhet të paguajë muajin e plotë edhe nëse ka munguar disa orë.
Procedura dhe politika e punësimit të arsimtarit
- Në përzgjedhjen e arsimtarëve, shkolla merr për bazë formimin profesional dhe kulturor të aplikantit, figurën e tij morale dhe vizionin që ai ka për rolin e tij në këtë shkollë.
- Pas shpalljes së konkursit për arsimtarë, shkolla mbledh dokumentacionin përkatës për secilin aplikant dhe në bazë të kritereve të vendosura bën përzgjedhjen e kandidatëve. Në një kohë të përshtatshme shkolla i fton aplikantët e përzgjedhur për ti testuar dhe intervistuar.
- Bazuar në rezultatin e testit dhe intervistës, aplikantit i ofrohet kontrata dymujore si arsimtar në provë. Gjatë kësaj periudhe arsimtari kalon nëpër tri faza provuese:
- Pjesëmarrje pasive në procesin mësimor. Gjatë kësaj faze arsimtari ka rol pasiv në orët mësimore të zhvilluara nga arsimtarë tjerë me përvojë.
- Pjesëmarrje si asistent.Gjatë periudhës dyjavore në procesin mësimor arsimtari ushtron detyrën e asistentit të arsimtarit me përvojë, nga i cili këshillohet dhe monitorohet.
- Mësimdhënie e plotë. Gjatë kësaj periudhe njëmujore, arsimtarit i caktohen grupe me të cilat ai zhvillon mësimdhënie të pavarur, por nën këshillimin dhe monitorimin e shpeshtë të drejtorit të studimeve.
Gjatë periudhës provuese arsimtarit duhet ti jepet mundësia të provohet në të gjitha etapat e procesit mësimor, prej testimit të pranimit të studentëve, mësimdhënies, testit të diplomës etj.
Kohëzgjatja e periudhës provë mund të shkurtohet me vendim të shkollës, varësisht nga performanca e kandidatit. Në fund të kësaj faze duke u bazuar në performancën e kandidatëve shkolla vendos për lidhjen ose jo të kontratës me këta individ.
Arsimtari ka të drejtë që si gjatë periudhës provuese ashtu edhe më pas, të kërkojë sqarime nga shkolla.
3.2 Procedura e mësimdhëniesë
Brenda lirshmërisë që ofron arti i mësimdhënies, arsimtari është i obliguar të veprojë në përputhje me disa standarde të caktuara, që burojnë nga shkencat e mësimdhënies dhe parimet e shkollës.
- Nivel akademik shembullor
- Mësimdhënës dhe Programe mësimore bashkëkohore
- Mirëkuptim dhe drejtësi shoqërore, respektim i diversiteteve kulturore, etnike, gjinore, fetare dhe racore
- Ndjeshmëri ndaj problemeve të komunitetit; me çrast institucioni ynë i vihet në ndihmë çdo individi apo grupi që për arsye financiare nuk mund të realizojë shkollimin.
