Nivelet mësimore në The Cambridge School (për të rritur)

Beginner fillestar. Në këtë nivel gjuha mësohet që nga fillimi duke përfshirë në detaje elementet fillestare të përditshmërisë dhe arrihet një nivel i kuptimit dhe përdorimit të pranueshëm për këtë nivel.
Kohëzgjatja - 96 orë.

Elementary- niveli i dytë. Ky nivel është vazhdimësi e nivelit paraprak dhe fondi mësimor është më i gjerë duke përforcuar ato që janë mësuar më parë në kombinim me njohuri të reja. Studenti që mund të ketë disa njohuri bazike paraprake, mund të fillojë mësimin e anglishtes nga ky nivel duke rrumbullakuar nivelin me gjërat elementare dhe duke siguruar kuptueshmëri më të lartë dhe përdorim të gjuhës.
Kohëzgjatja - 120 orë

Pre intermediate niveli i tretë. Gjuha mësohet duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë në aspektet e gramatikës, fjalëve, shkrimit dhe komunikimit ashtu që të arrihet një rrjedhshmëri më e lartë dhe më e pavarur në kuptimin dhe përdorimin e gjuhës.
Kohëzgjatja - 120 orë

Intermediate niveli i katërt. Në këtë nivel gjuha mësohet duke u zgjeruar më shumë në arritjet gramatikore duke përmbledhur gati të gjitha aspektet gjuhësore por më theks të shtuar në zhvillimin sa më të madh të fondit të fjalëve dhe përdorimit aktiv të gjuhës.
Kohëzgjatja - 120 orë

Upper intermediate- niveli i pestë. Gjatë përvetësimit të gjuhës si një proces i vazhdueshëm, ky nivel rrumbullakon spektrin gramatikor me detaje të shumta por duke vazhduar të rritet përdorimi i gjuhës me shkrim apo me gojë dhe duke aktivizuar të gjitha aspektet në nivelin më të lartë të përdorimit të gjuhës.
Kohëzgjatja - 130 orë

Advanced- niveli i gjashtë. Si një nivel i avancuar, duke pasur parasysh njohuritë e larta gramatikore që ka studenti, futen në përdorim të gjitha arritjet e mëparshme me një zhvillim të përparuar në të gjitha aspektet gjuhësore duke filluar nga debatet, diskutimet, shkrimi i eseve dhe pavarësimi në lexim të veprave letrare apo punës akademike ose shkencore në gjuhën angleze. Kohëzgjatja - 140 orë
mbrapa
